-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentativë për vrasje, arrestohet i moshuari në Has

Kryesoret

Arrestohet Qazim Cahani 62 vjeç në qytetin e Hasit, ky i fundit u konfliktua me I. F., 60 vjeç, banues në fshatin Vranisht, pasi 62 vjeçari tentoi ta vriste me mjet prerës.

Dyshohet se konflikti mes tyre ka ndodhur për arsye banale.

Njoftimi i policisë

Tentoi të vriste me mjet prerës 60-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i ngjarjes.

Sekuestrohet mjeti prerës që dyshohet se autori ka përdorur në vendin e ngjarjes.

Shërbimet e Policisë Has, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Kukës, pas marrjes së njoftimit se në lagjen Nr. 1, në qytetin Krumë, një shtetas ishte goditur me mjet prerës, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, ku si rezultat bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit Q. C., 62 vjeç, banues në Krumë.

Nga veprimet hetimore rezulton se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Q. C. dyshohet se, në ambientet e jashtme të dyqanit të tij, ka tentuar të vrasë me mjet prerës shtetasin I. F., 60 vjeç, banues në fshatin Vranisht.

I dëmtuari, 60-vjeçari, ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit