Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, njoftoi se gjatë dy ditëve të para të shpërndarjes, 42,631 pensionistë kanë tërhequr bonuset e fundvitit, të cilat variojnë nga 10,000 deri në 15,000 lekë. Ky shpërblim i qeverisë do të përfshijë gjithsej 762,740 përfitues dhe mund të tërhiqet gjatë gjithë muajit dhjetor, ose deri më 30 qershor 2026, në rast se nuk merret brenda dhjetorit.
“Pensionistët në të gjithë vendin vijojnë të tërheqin bonuset e fundvitit. Vetëm në dy ditët e para janë tërhequr 42,631 bonuse nga pensionistët. Bonusi i fundvitit është një mbështetje e Qeverisë për mbi 762 mijë përfitues në të gjithë vendin,” shkroi Ibrahimaj në postimin e saj.









