Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka vendosur sot që të kalojë çështjen e pezullimit të Belinda Ballukut në seancë plenare. Kryeministri Edi Rama e konsideroi pezullimin e bashkëpunëtores së tij të ngushtë “si precedent unikal dhe të rrezikshëm”, ndërkohë që opozita kundërshton referencat e tij nga Komisioni i Venecias dhe Gjykata e Strasburgut.
Gjykata e Posaçme vendosi që ta pezullonte Ballukun nga detyra dhe të ndalonte udhëtimin jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën. Ajo u mor e pandehur disa javë më parë për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera pasi akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, së bashku me vartësit e saj më të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese.









