Ka nisur seanca plenare në Kuvend, ku deputetja Ina Zhupa komentoi arrestimin e ish-zv/presidentes së Komisionit Evropian, Federica Mogherini, për mashtrim mbi një akademi diplomatike në Belgjikë.
Zhupa e përdori rastin për të theksuar rëndësinë e standardeve europiane dhe shqetësimin se individë të korruptuar mund të ndikojnë negativisht edhe në Shqipëri.
“Sot kuptuan të gjithë ç’nënkuptojmë me standard europian. Jam në një dilemë, nëse këta janë të korruptuar dhe zgjedhin të bashkëpunojnë në Shqipëri apo vijojnë e masterizohen këtu për t’u korruptuar”, tha ajo.









