Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Lëvizja, Tedi Blushi, ngriti dje në Kuvend shqetësimet për menaxhimin e fondeve dhe mungesën e llogaridhënies nga qeveria, duke kritikuar pasojat e përmbytjeve dhe shembjen e rrugës Qukës-Qafë Plloçë.
“Kush do jap llogari ku përfunduan 260 milionë euro? Kujt t’i kërkojmë këtë llogari sot? Ministrit të Drejtësisë apo ministres së Brendshme? Fondi i emergjencave civile ishte i barabartë me bakshishin e Tunelit të Llogarasë. Kush përgjigjet nga qeveria për këto çështje?”, tha Blushi.









