Kryeministri Rama ishte sot në Vjenë ku mori pjesë në Konferencën e nivelit të lartë “Time To Decide Europe 2025”, një forum prestigjioz që mbledh liderë politikë europianë, ekspertë të diplomacisë, ekonomisë dhe sigurisë, për të diskutuar mbi sfidat dhe të ardhmen e kontinentit.
“Në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”, një forum i nivelit të lartë që trajton çështje kyçe mbi të ardhmen e Europës, ku marrin pjesë liderë politikë, ekspertë të diplomacisë, ekonomisë dhe sigurisë, e ku ishte privilegj të merrja pjesë si i ftuar nderi në drejtimin e njërit prej paneleve, si edhe në konkluzionet përfundimtare.”









