Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ngritur akuza të forta ndaj ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj i cili sipas tij nuk i jep informacion për tatimet dhe kontrollin që ka si institucion ndaj biznesve.
“Jam në një komunikim tre mujor me Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Sa herë që i coj letër me merr tre javë kohë, drejtori i Tatimeve për t’u përgjigjur dhe me përgjigjet në minutën e fundit të afatit tre javor drejtori. Në të gjitha komunikimet jam i detyruar të kthej letrën mbrapsht dhe t’i them: Kam kërkuar këtë gjë…
Dhe do më japësh këtë gjë që po ju kërkoj dhe çfarë po kërkoj, po kërkoj kë ke kontrolluar në kuadër të operacionit të madh për sigurinë ushqimore dhe formalizimin e sektorit bujqësor? Për të kuptuar që kontrolli është selektiv apo kontrolli është parimor dhe deri tani për këtë ligjin kam folur vetëm për parimet. S’kam fol për interesa ku e di unë dhe sa kohë drejtori i Tatimeve nuk përgjigjet për gjërat që t’i i kërkon, jam i detyruar ta detajoj se si do jetë raporti”, u shpreh Braçe.









