Sot në Kuvend gjatë seancës plenare deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe zv.kryeministren Belinda Ballukun, kjo e fundit e pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO, për prishjen e barazisë në tendera.
“Më kujtohet kur Rama tha; nuk keni parë gjë akoma. E tha vërtetë, se nuk ka lënë gjë pa bërë. Kur pamë komunikimet online të zv.kryeministres se si zhduket në mënyrë kriminale fondi, siç ndodh me këtë buxhet. Mendoni se sa iu janë vjedhur. Nuk keni parë gjë akoma, por kushedi se sa do shohim. Vetëm sa është hapur Kutia e Pandorës-Balluku. E ka paralajmëruar Rama, do të shohim dhe gjëra më vonë”, u shpreh Bylykbashi.









