Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduros ka pranuar publikisht se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, teksa shprehet se ishte një bisedë e këndshme dhe e përzemërt.
“Fola me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Mund të them se biseda ishte respektuese dhe madje e përzemërt.
Nuk më pëlqen diplomacia me mikrofonë; kur ka çështje të rëndësishme, ato duhen trajtuar me qetësi derisa të zgjidhen”, u shpreh Maduro.









