-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Babai i 14-vjeçarit të vrarë në Maliq: Si mund të lirohen familjarët e autorit

Kryesoret

Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur lirimin me arrest shtëpie të babait dhe xhaxhait të autorit të vrasjes së 14-vjeçarit Erald Xhejo, ngjarje e ndodhur më 15 gusht në Pirg. Edison dhe Roland Guri ishin akuzuar për fshehje të krimit, por vendimi i Apelit i ka zëvendësuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Familjarët e viktimës e kanë cilësuar këtë veprim si padrejtësi dhe kërkojnë drejtësi. Babai i Eraldit, Edison Xhejo.

“Jemi të shkatërruar. Kishim besim tek drejtësia, por tani nuk e dimë më se ku të shkojmë. I ati dhe xhaxhai i autorit morën dhe lanë armën e krimit, dhe tani janë të lirë! Ne duam vetëm drejtësi, që kjo të mos ndodhë më.”

Ngjarja ndodhi kur Erald Xhejo u përplas me autorin gjatë një përleshjeje të rastësishme në rrugë, pa asnjë konflikt të paralajmëruar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit