-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Bamirësia nuk është një gjest, është një disiplinë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama gjatë një aktiviteti të ditës së sotme theksoi rëndësinë e bamirësisë dhe shpresës të stërvitura për të përballuar sfidat e jetës.

Ai shpjegoi se shpresa e stërvitur është ajo që na çon përpara dhe bamirësia nuk është thjesht dhënia e diçkaje që nuk të nevojitet, por një vendim për të hapur veten ndaj të tjerëve.

“Do doja të thosha dy fjalë për shpresën dhe për bamirësinë. Shpresa duhet stërvitur. Shpresa nuk është as një yll fati mbi kokat tona dhe as një premtim i turbullt se e nesërmja do të jetë më e mirë se e sotmja. Shpresa është një muskul dhe si çdo muskul ajo rritet vetëm kur stërvitet dhe forcohet vetëm kur ekspozohet ndaj vështirësive dhe pengesave. Prandaj shpresa kur është e pastërvitur është e brishtë dhe s’të çon larg. Shpresa e stërvitur është forca që na çon përpara në kërkim të asaj që duam të arrijmë për veten dhe për të tjerët. Bamirësia keqkuptohet dhe shumë kush e imagjinon si akt të dhënies së diçka që nuk të duhet, por besoj se bamirësia e vërtet nuk është bujari për atë që ke tepër, por është bujari me veten. Unë nga gjyshja kam dëgjuar që thotë ‘lum kush jep dhe jo kush merr’ dhe bamirësia është një vendim për ta hapur veten ndaj tjetrit dhe për të mos e parë si të huaj dhe si një barrë kur ai është në vështirësi, por si një pasqyrë kur reflektohet masa e njerzillëkut që ke ti. Bamirësia nuk është një gjest, është disiplinë, prandaj bamirësia pa shpresën kthehet në ofendim. Për të gjithë është ofenduese kur dikush e hedh diçka për dikë që ka shtrirë dorën dhe si kthen as sytë,” shprehet Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit