Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar mbrëmë se shtylla dhe pllaka e flamurit kombëtar, të vendosura pranë varrit të aktivistit Astrit Dehari, është e dëmtuar.
Lidhur me kt Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar raport rreth këtij rasti. Sipas njoftimit fillestar, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e para.
Ndërkaq LVV tha se pret nga organet kompetente që rasti të trajtohet me prioritet dhe të sqarohen rrethanat e dëmtimit.
“Me keqardhje kemi marrë lajmin se është dëmtuar shtylla dhe pllaka e flamurit kombëtar pranë varrit të aktivistit tonë, Astrit Dehari. Falënderojmë të gjitha njësitë e Policisë së Kosovës për reagimin e shpejtë, ndërkaq si Lëvizje VETËVENDOSJE! jemi në pritje të hetimeve që njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës po zhvillojnë në drejtim të zbardhjes së shkaqeve apo shkaktarëve të këtij dëmtimi”, thuhet në reagim./ Telegrafi









