Në një garë emocionuese dhe shumë të ngushtë, Lando Norris i McLaren ka fituar titullin kampion të Formula 1 për herë të parë në karrierën e tij, duke lënë pas Max Verstappen të Red Bull vetëm me dy pikë.
Gara e fundit e sezonit 2025 në cirkuitin Yas Marina të Abu Dhabit, ku për titullin ishin matematikisht në lojë edhe Verstappen dhe Oscar Piastri, përfundoi me fitore për Verstappen, por mjaftoi podiumi i tretë për Norris për të shpallur veten kampion bote. Piastri, shoku i ekipit të Norris, përfundoi i dyti.
Renditja finale e sezonit për pilotë:
Lando Norris – 423 pikë
Max Verstappen – 421 pikë
Oscar Piastri – 410 pikë









