Dalin detaje të reja nga plagosja me armë në qytetin e Beratit, parakalimi me makinë është bërë shkak i plagosjes me armë zjarri të një 37-vjeçari në Berat, të identifikuar si Fabjel Toska (Xhindi).
Mësohet se 37-vjeçari Toska po udhëtonte me një shok me makinë, kur është parakaluar nga një automjet, të cilit i kanë bërë shenjë me drita të ndalonte.
Toska zbret nga automjeti dhe shkon në xhamin e shoferit të automjetit që i parakaloi. Kështu ka nisur edhe konflikti që coi në plagosjen e tij me një plumb në bark.
Ende nuk është identifikuar shoferi tjetër qe qëlloi me arme duke e lënë te plagosur.









