-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: S’ka të fortë për hapësirat publike, qytetarëve do t’ju çelen sytë

Kryesoret

Këtë të diel kryeminsitri Edi Rama në podkastit “Flasim”, foli për aksionin e lirimit të hapësirave publike të cilat janë zaptuar në mënyrë të kundraligjshme.

“Duke e rikthyer sërish vëmendjen tek hapësirat publike, edhe gjatë kësaj jave, puna për çlirimin e tyre vazhdon. Shtesat vend e pa vend, uzurpimet e pajustifikueshme dhe të patolerueshme vazhdojmë t’i përballim, pa u ndalur për asnjë moment. Ndërkohë që, në Tiranë ka ecur më tej puna dhe sasia e hapësirave të çliruara ka kapërcyer mbi 100 mijë metra katrorë, edhe në Vlorë, ku problematika është jo e lehtë, puna ka ecur me çlirimin e një segmenti kyç, jo vetëm për Vlorën, por edhe për industrinë tonë kombëtare të turizmit, që është rruga Transballkanike, një zonë e rëndësishme, ku qytetarëve iu janë rikthyer sërish ambientet e tyre të përbashkëta, natyrisht kanë nevojë të rikualifikohen, por njëkohësisht edhe të gjithë atyre që masivisht kalojnë nga ajo rrugë, do t’ju çelen sytë, kur i thonë fjalës”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit