-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump në Zyrën Ovale nderon “ikonat” më të mëdhenj të artit

Kryesoret

Presidenti Donald Trump nderoi të shtunën një grup të yjeve më të njohur dhe më të vlerësuar të artit amerikan, teksa ndau medaljet për fituesit e këtij viti të Kennedy Center Honorees në Zyrën Ovale.

“Ky është një grup ikonash, vepra dhe arritjet e të cilëve kanë frymëzuar, ngritur lart dhe bashkuar miliona amerikanë.

“Kjo është ndoshta klasa më e arrirë dhe më e famshme e Kennedy Center Honorees që është mbledhur ndonjëherë”, u shpreh Trump.

Gjatë ceremonisë, presidenti vendosi personalisht medaljet e punuara posaçërisht nga Tiffany & Co. në qafën e secilit artist.

Ndryshe nga medalja tradicionale me shiritin shumëngjyrësh, versioni i këtij viti varej në një shirit blu dhe mbante nga njëra anë emrin e fituesit dhe nga ana tjetër logon e Kennedy Center me ngjyrat e ylberit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit