-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama largoi 70% të të rinjve në 10 vite, ejani ta përmbysim!

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në kuadër të Ditës së Rinisë nga shtatorja e Azem Hajdarit në Qytet Studenti tha se ka besim se rinia do të përmbysë Edi Ramën nga pushteti.

“Sot pas 35 vitesh shqiptarët kujtojnë këtë ditë pasi Edi Rama, pasardhës direkt i etërve xhelatë të regjimit komunist Kristaq Ramës që kishte firmosur varjen në litar të Havzi Nelës dhe nipi i Spiro Kolekës që kërkoi shtypjen me tanke të Lëvizjes Studentore ka vendosur në Shqipëri narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Armik i votës së lirë. Farsë zgjedhore.

Ai ndërtoi në Shqipëri, instaloi regjimin më kleptokratik që shqiptarët kanë njohur. Kurrë ky komb nuk ka pasur një krye një dyshe të tillë si Rama dhe Lubia që kanë vjedhur.

Ai mbron sot vjedhjet e tij dhe ministrave të tij. Sot në ditën e Rinisë, vjen si armiku më i egër i të rinjve shqiptarë. Në 10 vite të sundimit të tij me politikat e tij përzuri mbi 700 mijë të rinj, 70% të të rinjve. Rama me ndihmën e Sorisit bëri gjithçka për një Shqipëri pa opozitë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit