-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-drejtuesi i AMP, emërohet shef i komisariatit në Kolonjë

Kryesoret

Policia e Shtetit ka zyrtarizuar ndryshimet në strukturën drejtuese të Komisariatit të Kolonjës, ku sipas informacioneve, shefi i Komisariatit, komisar Alket Pashaj, është larguar nga detyra.

Në vend të tij mësohet se është emëruar komisar Robert Haskaj, i cili deri më tani ka mbajtur postin e shefit të seksionit të trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Mësohet se vendimi për këtë lëvizje është miratuar ditën e sotme nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Komisar Alket Pashaj pritet të emërohet në një pozicion tjetër brenda strukturave të policisë, detajet e të cilit do të bëhen të ditura në vijim.

Ndërkohë, shefi i ri i Komisariatit të Kolonjës, komisar Robert Haskaj, përveç eksperiencës së tij në drejtimin e seksionit të trafiqeve, më herët ka mbajtur edhe postin e drejtuesit të AMP-së, duke sjellë një përvojë të konsoliduar në fushën e rendit dhe sigurisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit