Në një periudhë ku kërkesa për shërbime urgjente është gjithnjë e më e lartë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, ka inspektuar Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore për të siguruar gatishmërinë e këtij shërbimi gjatë periudhës së ngarkuar të fundvitit.
Gjatë vizitës, ajo ka vlerësuar angazhimin e stafit dhe ka theksuar rëndësinë e teknologjive të monitorimit në kohë reale, të cilat mundësojnë një reagim të shpejtë dhe të unifikuar për çdo urgjencë mjekësore.









