Në Gjykatën e Apelit dhe të mërkurën seanca ndaj Tom Dodajt, i dënuar nga Themelorja me 5 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për shitjen e paautorizuar të armëve me të cilat u vra Liridona Ademaj.
Prokuroria kërkoni konfirmimin e fajit, ndërsa mbrojtja kërkon zbutje, duke pretenduar se Dodaj nuk ka dijeni se arma do të përdorej në vrasje. Përfaqësuesi i familjes Ademaj kërkon po ashtu vërtetimin e aktgjykimit.
Dodaj akuzohet se më 29 nëntor 2023 ua shiti armën Naim Murselit dhe Granit Plavës për 280 euro, armë me të cilat, sipas aktakuzës, Plava vrau Liridonën atë mbrëmje në Bërnicë.
Për vrasjen janë të akuzuar Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ndërsa vendimi i Apelit pritet t’u dërgohet palëve me kohë.









