Deputeti i PD-së për qarkun e Beratit Eno Bozdo përmes një postimi në facebook ka reagur pas dorëzimit në Kuvend të amendamenteve për projektligjin “Për Koncensionet dhe Partneritetin Publik Privat”.
Bozdo kujtoi se projektligji u diskutua një ditë më parë në Komisionin e Ekonomisë, ku vërejtjet e opozitës u refuzuan plotësisht nga mazhoranca.
Reagimi i Bozdos
Sot depozitova në Kuvend, amendimet për projektligjin “Për Koncensionet dhe Partneritetin Publik Privat”, i cili është një ndër aktet më të rëndësishme për sektorin ekonomik, konkurrencën dhe klimën e biznesit në vend.
Projektligji u diskutua dje në Komisionin e Ekonomisë, Punësimit dhe Financave, ku vërejtjet dhe propozimet e Opozitës u refuzuan tërësisht!
Amendimet synojnë:
1. Të vendosin analizën “Vlerë për Para” (Value for Money), një koncept kryesor ky i analizës për dhënien apo jo të Koncensionit/PPP, si një mekanizëm i cili përcakton me transparencë dhe nuk mund të ndikohet dhe as korruptohet, si dhe detyrimin që ky studim të jetë publik;
2. Ndalimin e Koncensioneve/PPP që vijnë si kërkesë e pa kërkuar, nga sektori privat;
3. Rritjen e trasparencës kundrejt publikut në detyrimin për konsultim public të detyrueshëm si dhe publikimin e plotë të akteve, kontratave, anekseve të tyre, më qëllim që cdo individ të njihet për mënyrën e përdorimit të parave publike;
4. Dhe një sërë dispozitash të tjera që rrisin trasparencën, luftojnë korrupsionin dhe e bëjnë llogaridhënien e zyrtarëve të detyrueshme









