-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata Speciale liron me kusht Ish-kryetarin e Malishevës

Kryesoret

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj është liruar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pasi gjykatësi vendosi se mbajtja e tij në paraburgim nën akuzat për pengim të drejtësisë nuk ishte “as e arsyeshme, as proporcionale”.

Gjykata Speciale njoftoi të mërkurën se gjykatësi erdhi në përfundim se e drejta themelore e Kilajt për lirim peshon më shumë sesa rreziku që ai të ketë ndikim në procesin e drejtësisë në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili është buzë përfundimit.

Kilaj – së bashku me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliun – akuzohen për pengim të drejtësisë në rastin kundër Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Gjykimi ndaj tyre do të nisë më 24 shkurt. Kilaj u arrestua dhjetorin e kaluar dhe prej atëherë është mbajtur në paraburgim në qytetin holandez.

Ai është deklaruar i pafajshëm për këto akuza. Gjykatësi tha në vendimin e tij se rrethanat kanë ndryshuar që prej rishikimit të paraburgimit të Kilajt në tetor dhe se mbajtja e tij në paraburgim nuk ishte më e arsyeshme.

Gjykatësi gjithashtu mori parasysh se koha që Kilaj e ka kaluar në paraburgim tani e tejkalon dënimin minimal sipas ligjit me të cilin ai do të përballej në qoftë se do të shpallej fajtor për veprat penale për të cilat është akuzuar, sipas njoftimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit