Shkodra u trondit mbrëmjen e djeshme nga një shpërthim me eksploziv. Pronari i biznesit të reklamave në Shkodër, pranë të cilit u vendos tritoli, Lulzim Mehmeti dha dëshminë e tij para Policisë së Shkodrës. Ai deklaron se nuk ka pasur asnjë konflikt, kërcënim apo shqetësim që mund të lidhej me shpërthimin.
Ishin dy të maskuar, hodhën eksplozivin dhe u arratisën me motor (Detajet nga Shkodra)
“Nuk kam asnjë ide kush mund ta ketë vendosur eksplozivin. Nuk kam patur kurrë probleme me askënd, as kërcënime e as ndonjë konflikt tjetër. Ne operojmë prej vitesh në fushën e reklamave dhe marketingut në Shkodër dhe nuk e kuptoj arsyen pse dikush do të vendoste tritol pranë biznesit tim. Gjatë gjithë ditës kam qenë në shtëpi për shkak të një viroze. Nuk di kush mund të jenë autorët”, është shprehur Mehmeti përpara hetuesve.









