Personi i shoqëruar mbrëmjen e së martës nga policia në lidhje me atentatin e Rinasit është liruar pas disa orësh pyetje.
Ai është identifikuar si 35-vjeçari B.Xh, banor i fshatit Halil, ku u dogj makina “Toyota” e autorëve të dyshuar. Gjatë pyetjeve, B.Xh mohoi çdo lidhje me ngjarjen, duke deklaruar se nuk ndodhej në shtëpi në momentin e djegies së makinës.
Policia e ka shoqëruar për shkak të një dënimi të mëparshëm për vjedhje me dhunë. Megjithatë, deri tani nuk janë identifikuar autorët ose porositësit e atentatit që ndodhi më 11 nëntor, ku u vra Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.
Po ashtu, është marrë përgjigja nga ekspertiza e armëve të gjetura në makinë, që nuk janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.









