-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Publikimi i ligjit për barazinë gjinore, Pano: Tradhtarët këmbyen të ardhmen e kombit

Kryesoret

Pas debateve të shumta të opozitës në Kuvend dhe reagimit të qytetarëve të vendit, siç duket ligji për barazinë gjinore tashmë është i publikuar në Fletoren Zyrtare, pas kësaj ka ardhur një reagim nga aktivistja e koalicionit shqiptar “Pro familjes dhe jetës”, Linda Pano.

Reagimi i plotë

Sot e kam shpirtin thellësisht të trishtuar dhe më vjen të vajtoj për tradhtinë dhe të keqen që Presidenti Bajram Begaj u ka bërë fëmijëve shqiptarë si dhuratë në këtë Krishtlindje, duke e lejuar Ligjin për Barazinë Gjinore të kalojë sot në Fletoren Zyrtare pa asnjë lloj kontestimi nga ana e tij.

President, heshtja përballë së keqes është po aq e keqe, dhe një ditë secili prej jush të 79-ve do të jepni llogari. Kur historia të kthehet sërish dhe arsyeja t’iu kthehet njerëzve, ju të gjithë do të kujtoheni.

Por nuk do të jetë ashtu siç do të kishit dëshirë të kujtoheshit, por si tradhtarë dhe burracakë që këmbyet të ardhmen e Kombit, fëmijët, për rehatinë tuaj.

Vuajtja e fëmijëve shqiptarë nuk do të kalojë në heshtje përpara Qiellit!

Ndërkohë, ne do të vazhdojmë të lutemi për ju, se kush e di, ndoshta mëshira dhe hiri i madh do t’iu jepen dhe do të keni mundësinë të pendoheni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit