-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Special Olympics Albania sjell Turneun Kombëtar të Basketbollit të Unifikuar

Kryesoret

Në kuadër të Javës Evropiane të Basketbollit dhe Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi Ndryshe, Special Olympics Albania, në bashkëpunim me Coca-Cola Bottling Shqipëria, organizuan sot Turneun Kombëtar të Basketbollit të Unifikuar në Durrës. Eventi përmbylli programin vjetor sportiv të Special Olympics dhe synon të promovojë përfshirje, barazi dhe fuqizim përmes sportit.

Turneu mblodhi së bashku mbi 150 pjesëmarrës nga Tirana, Durrësi, Shkodra, Elbasani, Korça dhe Fieri duke përfshirë 60 sportistë me aftësi ndryshe intelektuale dhe 40 partnerë pa aftësi ndryshe që luajtën së bashku në formatet 5×5 dhe 3×3. Ekipet qe triumfuan në këto formate ishin Tirana dhe Shkodra.

Ceremonia përmbyllëse përfshiu shpërndarjen e medaljeve dhe certifikatave të pjesëmarrjes nga të ftuarit e nderit, përfaqësues institucionesh dhe organizatash sportive.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit