Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, denoncoi nga foltorja e Kuvendit burgosjen e padrejtë të ish-presidentit, Ilir Meta dhe mbajtjen e tij në izolim të rreptë, duke i mohuar edhe të drejtat minimale, të evidentuara në raportin e fundit të Avokatit të Popullit.
“Edi Rama është i tmerruar nga të vërtetat e Ilir Metës. Avokati i Popullit ka konstatuar katër shkelje të rënda të të drejtave të njeriut për zotin Meta. Ka ndaluar takimet për zotin Meta, duke shkelur konventat dhe Kushtetutën, ashtu sikur edhe ndalimi i telefonatave dhe prononcimet për mediat. Janë shkelje e rregullave edhe më minimale, shkelje e rregullave të OKB-së, ndërsa kujtojmë se edhe Mandela nën regjimin afrikan i burgosur i kishte disa të drejta, kurse në regjimin e Ramës këto janë të pamundura për zotin Meta. Ky është raport serioz i Avokatit të Popullit, ku ndalohet edhe e drejta e fjalës”, tha Blushi.









