-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Donte ta vriste Laert Haxhiu/ Doloreza Musabelliu: Familja u trondit, unë jam mësuar…

Kryesoret

“Kam pasur një jetë të vetëkufizuar që kur jam bërë pjesë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Jam mësuar. Familjarët u tronditën më shumë kur morën vesh lajmin, unë e kalova”.

Kështu deklaroi prokurorja Doloreza Musabelliu, e cila kandidon për drejtuese të SPAK-ut kur u pyet mbi faktin që është në mbrojtje për shkak të kërcënimit që u zbulua pak kohë më parë se Laert Haxhiu e kishte vënë në shënjestër për ta ekzekutuar.

Kandidatja për drejtuese të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Doloreza Musabelliu mori edhe disa pyetje nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Njëra prej tyre, Arta Mandro e pyeti sesi do ta trajtonte nëse ajo i shkonte në zyrë për një çështje personale të saj.

Përgjigja e Musabelliut duke pyetur se “favorin do ta kërkoni apo jo kundrejt shpërblimit”, fillimisht shkaktoi të qeshura, por më pas ajo sqaroi se e bëri këtë pyetje për të përcaktuar nëse ka apo jo vepër penale.

“Unë do ta pres një person që e njoh, por kur kërkon një favor të caktuar, këtu kërkohet një ndarje, që nga sot e tutje ne nuk do jemi më kolegë. Nëse ka edhe elementë të tjerë, do të ndjek edhe rregullat ligjore për ta ndjekur më tej”, sqaroi Musabelliu.

Po rrezikoi hetimi stabilitetin e vendit? Musabelliu: Jepi përpara, mos u ndal!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit