-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Klodian Braho: Nuk do të kemi më nevojë për kallëzimet e policisë

Kryesoret

Në seancën e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kandidati i katërt për drejtimin e SPAK-ut, prokurori Klodian Braho, prezantoi platformën e tij. Braho vuri theksin te nevoja për një strukturë të SPAK-ut të aftë për të ngritur akuza pavarësisht statusit të personave dhe për të garantuar pavarësinë e prokurorit të posaçëm.

Klodian Braho: Komunikimi me median pika e dobët!

Një nga pikat kryesore të platformës së Brahos është krijimi i një sektori të ri për analizën e informacionit, i cili do të ndihmojë SPAK-un në përpunimin e volumit të lartë të çështjeve dhe do të funksionojë sipas standardeve të ngjashme me ato të vendeve të tjera. Ai e konsideron ngritjen e këtij sektori një hap të domosdoshëm për forcimin e strukturës së posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Klodian Braho: Vizioni im si drejtues i SPAK-ut

Tha se SPAK dhe BKH duhet të plotësohen me trupën e hetuesve dhe nuk do të kenë më nevojë për referimet apo kallëzimet nga policia e shtetit, që Altin Dumani e ka kritikuar në vitet e fundit për numrin e ulët. “Referimet kanë qenë të ulëta, por ne kemi mundësitë dhe kapacitetet duke pasur parasysh edhe numrin e hetuesve, mbase do të vijë një ditë që nuk do të kemi nevojë për referimet nga policia. Do të kemi burimet tona me 100 hetues dhe 50 oficerë të tjerë nga policia gjyqësore” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit