Më 7 pro prokurori Klodian Braho u zgjodh drejtuesi i ri i SPAK-ut. Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi me votim të hapur për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme për 3 vitet e ardhshme.
Braho mori 7 vota nga 11 anëtarët të KLP, kandidati tjetër Adnan Xholi mori 3 vota, Elvin Gokaj mori vetëm një votë ndërsa Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.
Braho pason në detyrë Altin Dumanin dhe do të qëndrojë nga data 19 dhjetor për tre vitet e ardhshme në krye të këtij institucioni.
Procesi u ndoq sot në KLP nga e ngarkuara me punë e SHBA-së, ambasadori i BE-së, por edhe Francës e Britanisë.
Ra në sy se ditët e fundit, dy zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Marc Fleming dhe zëvendësi i tij Lyn Debevoise erdhën në Tiranë dhe në media u shpërnda pikërisht një foto në zyrën e Klodian Brahos.
Mesazhi ishte i qartë dhe duket se gjithçka shkoi sipas planit.
Votimi në KLP
Klodian Braho 7 vota
Adnan Xholi 3 vota
Elvin Gokaj 1 votë
Doloreza Musabelliu 0









