-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sinani: Vllaznia do rikthehet te fitorja ndaj Bylisit

Kryesoret

Në prag të ndeshjes ndaj Bylisit, drejtori sportiv i Vllaznisë, Vioresin Sinani, ka shprehur besimin se skuadra shkodrane është gati për t’u rikthyer te rezultatet pozitive.

“Atmosfera është e mirë dhe jam i bindur që do rikthehemi te fitorja. Djemtë dhe stafi do japin maksimumin,” u shpreh Sinani në konferencë për shtyp.

Ai theksoi se problemet e fundit lidhen me mungesat nga dëmtimet, ndërsa rikthimi i lojtarëve po e forcon skuadrën.

Sinani kërkoi gjithashtu vlerësim maksimal për Bylisin, duke nënvizuar se nuk ka ndeshje të lehta në kampionat.

Drejtori sportiv mohoi çdo krizë në sulm, duke vlerësuar cilësinë e repartit ofensiv dhe duke shtuar se Vllaznia mbetet pretendente për objektivat e saj këtë sezon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit