-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Australi të shtëna me armë zjarri, 10 viktima dhe 12 të plagosur

Kryesoret

Policia në Australi ka konfirmuar se 10 persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë në Bondi Beach, përfshirë një nga autorët e të shtënave. Një tjetër autor ndodhet në duart e policisë dhe është i plagosur.

Media angleze BBC raporton se, të paktën 12 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa dy efektivë policie janë qëlluar gjithashtu gjatë incidentit.

Autoritetet bëjnë thirrje për publikun të shmangë zonën dhe të ndjekë udhëzimet zyrtare.

Sulmi ndodhi ndërsa në plazh po zhvillohej një festë hebraike Hanukkah.

Ndërkohë Presidenti izraelit Isaac Herzog, nga ana e tij, duke folur në një aktivitet në Jerusalem, tha se “motrat dhe vëllezërit tanë në Sydney u sulmuan nga terroristët në një sulm shumë mizor kundër hebrenjve që kishin shkuar për të festuar për Hanukkah në plazhin Bondi”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit