Sipas medias kosovare telegrafi, Medon Berisha do të qëdrojë rreth një muaj larg fushës së blertë. Mesfushori i Kombëtares ka çarë muskulin, diku 10 centimetër mbi ligamentrin kryesor të gjurit.
Mesfushori shqiptar mbyll kështu vitin 2025 në Seria A. Berisha po shkëlqente këtë edicion, ndërsa në tri ndeshje u vlerësua edhe me çmimin si lojtari më i mirë.
Berisha me shumë gjasa do humbasë takimet me Komon, Juventusin, Romën dhe Parmën. Sfida të tjera që Leçe do ketë të rezervuara nga mesi i janarit dhe më tej janë me Interin, Milanin dhe Lacion.
Berisha është një element i rëndësishëm për mesfushën e Leçes. Ashtu si edhe Ylber Ramadani, pasi bashkë po bënin mjaft mirë.









