-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Policia i bën testin e alkoolit kryeministrit grek

Kryesoret

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, vizitoi mbrëmjen e së shtunës një nga dhjetëra pikat në Athinë ku Policia Greke po kryen kontrolle intensive ndaj drejtuesve të mjeteve për konsum alkooli dhe shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Ai u shoqërua nga ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Michalis Chrysochoidis.

Gjatë vizitës, kryeministri bisedoi me efektivët e Policisë Greke që ndodheshin në shërbim, i përgëzoi për punën e tyre dhe i falënderoi për kontributin e pandërprerë, ditë e natë, gjatë gjithë vitit.

Mitsotakis u informua mbi metodën e thjeshtë dhe të besueshme që ndjek policia për të përcaktuar nivelin e alkoolit tek drejtuesit e automjeteve, si dhe për procedurat që ndiqen në rastet kur konstatohet tejkalimi i kufirit të lejuar.

Kryeministri iu nënshtrua edhe vetë një test alkooli, rezultati i të cilit doli negativ.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit