Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin “Traces”, duke zbardhur ngjarjen e djegies së qëllimshme të dy automjeteve në lagjen “Iliria” më 9 dhjetor 2025. Gjatë hetimeve intensive, u arrestua një 19-vjeçar, K. M., si autor i dyshuar i ngjarjes, ndërsa një 16-vjeçar u procedua penalisht si bashkëpunëtor.
Gjatë kontrollit në banesën e 19-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi si prova materiale: veshjet e përdorura gjatë vendosjes së zjarrit, një armë zjarri mitraloz, municion luftarak, dhe një sasi lënde narkotike kanabis.
Puna vijon për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, ndërsa materialet iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.









