-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Petraj në “5Pyetjet”: Të qenit i pandehur nuk është fajësi, provat flasin

Kryesoret

I ftuar në emisionin “5 Pyetjet” nga Babaramo, juristi Edmond Petraj komentoi debatin për rikthimin në detyrë të Belinda Ballukut, duke theksuar se ndjekja penale e një ministri nuk mund të bëhet në mënyrë të gabuar apo jashtë kornizës kushtetuese.

Ai sqaroi se procedurat ligjore kërkojnë respektimin e rolit të Kuvendit dhe të institucioneve të drejtësisë, duke nënvizuar se të qenit i pandehur nuk nënkupton automatikisht fajësi, por se çdo çështje duhet të vlerësohet mbi bazën e provave dhe ligjit nga gjykata kompetente.

“Nuk është rruga e duhur që mund të drejtohesh. Nuk mund t’i drejtohesh nëse nuk e shkarkon. Duhet masa e arrestit, për masa sigurie duhet prokura e posaçme, pa kaluar tek Kuvendi. Po t’i shikosh, para 2008-ës nuk fillonte një procedim penal për një ministër, për çdo kush të jetë. Është ministër dhe jo kryeministër. Të jesh i pandehur nuk do të thotë që je i dënuar. Kuvendi atëherë ka bërë një gabim që i ka hequr mandatin Saimir Tahirit. E njëjta gjë do të jetë edhe tani, duhet të jetë përballë gjyqtarëve, në seancën plenare dhe aty do të shikosh se çfarë janë provat. Duhet të shohim ç’thotë kjo gjykatë, ligji,” shprehet Petraj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit