Juventus arriti një fitore të rëndësishme këtë javë, duke mundur 0-1 Bologna-n në një ndeshje të fortë për zonën Champions.
Pas një pjese të parë ku Bologna ishte dominuesja, Juventus u shfaq më e fortë në pjesën e dytë, me golin e Cabal pas vetëm 3 minutash lojë dhe pas ndihmës së një kartoni të kuq për Bolognën në minutën e 69-të.
Ky sukses i ngjit “Zonjën e Vjetër” në vendin e 5-të në Serie A, me 26 pikë, një më shumë se Bologna. Trajneri Spalletti e cilësoi këtë fitore si më të bukurën që nga ardhja e tij në krye të Juventusit.









