-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bashkia Lezhë miraton Buxhetin e 2026: 2.54 miliardë lekë për infrastrukturë dhe investime

Kryesoret

Këshilli Bashkiak i Lezhës ka miratuar buxhetin e vitit 2026 me 29 vota pro dhe 5 kundër, me një total prej 2.54 miliardë lekësh. 59% e buxhetit do të përdoret për investime publike, kryesisht në infrastrukturën rrugore.

Kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu, theksoi se një pjesë e konsiderueshme e fondeve do të shkojnë për rehabilitimin e 112 rrugëve në zonat urbane dhe rurale, duke adresuar rreth 70% të problematikave ekzistuese.

Ndreu gjithashtu përmendi projekte të tjera të rëndësishme, si ndërtimin e pedonales nga sheshi “Papa Gjon Pali” deri tek Xhamia, si dhe rikualifikimin e shesheve të lagjes “Nënë Tereza” dhe zonës pranë stacionit të trenit.

Gjatë diskutimeve, disa këshilltarë kërkuan që ndarja e fondeve të jetë e drejtë dhe të adresohen më shumë probleme të ndryshme që prekin qytetarët e Lezhës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit