Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka zhvilluar një takim me Kryesinë e PD Dega nr. 9 në Tiranë, ndërsa ka deklaruar se asnjë pushtet ilegjitim nuk mund të qëndrojë përmes dhunës apo forcës së policisë.
“Me Kryesinë e PD Dega nr. 9, Tiranë
Asnjë pushtet ilegjitim nuk mbahet me dhunë apo me forcën e policisë.
Pas rrëzimit të qeverisë në Bullgari, tani i erdhi radha autokratit Vuçiç të shpallë zgjedhje të parakohshme, përballë presionit qytetar me protesta masive dhe të vazhdueshme.
Autokrati tjetër ballkanik, sivëllau i Vuçiçit Edi Rama, sigurisht që do pësojë të njëjtin fat.
Të hënën, më 22 Dhjetor, populli shqiptar do të tregojë se nuk është më pak i etur për demokraci e liri se popujt fqinjë.
Përkundrazi, energjitë e tij janë të pashterrshme dhe dorëzimi ndaj diktaturës i pakonceptueshëm!
Të hënën, të gjithë bashkë në shesh” shkruan ai.









