-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hetimi për ndotjen në Metalurgjik, Gjykata e Elbasanit liron 16 të arrestuarit

Kryesoret

Gjykata e Elbasanit liron 16 të arrestuarit të operacionit Metalurgjiku duke e cilësuar arrestin të paligjshëm.  Seanca maratone zgjati më shumë se 7 orë për shkak të numrit të madh të personave por edhe pranisë së shtetasve të huaj për të cilët kërkohen përkthyes të licensuar. 16 persona 9 prej të cilëve të huaj përfunduan në pranga në Elbasan pasi kryen krime kundër mjedisit.

Pas ankesës së banorëve të zonës së Bradasheshit, policia dhe prokuroria Elbasan bashke me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, zbuluan se dy biznese të cilat ushtronin aktivitet në zonën e ish-Metalurgjikut, në lidhje me ferro kromin dhe Ferro Aliazheve konkretisht CCAlb dhe GSA Ferrokrom kanë shkelur legjislacionin mjedisor, duke ndotur ajrin, ujërat dhe tokën.

Nga kontrolli në terren u konstatua se kompania GSA Ferrokrom nuk trajtonte dhe nuk dërgonte në asnjë operator të licencuar mbetjet e hirit nga sistemi i Pluhur kapjes. Ndërsa kompania CC ALB nuk respektonte kriteret për riciklimin dhe asgjësimin e mbetjeve të baterive.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit