Gjatë Konferencës për Drejtën e Informimit, kryeministri Edi Rama ka diskutuar për raportin e mediave me pushtetin dhe çështjen e shpifjes, duke theksuar se gazetarët nuk duhet të penalizohen për shpifje, ndërsa politikanët duhet të ndëshkohen për të njëjtin akt.
“Një gjë që do vlente është për formulimin e nenit për dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët, jo për politikanët dhe jo për të zgjedhurit. Kush zgjidhet nga populli duhet të dënohet nëse shpif. Kjo është bindja jonë. Kush punon për të informuar popullin për ne të zgjedhurit duhet të ketë mundësinë të shpifë pa u dënuar, sepse ky është një detyrim i medias për të mbajtur të zgjedhurit në kontroll. Por për politikanët, për ata që janë të zgjedhur dhe që shpifin, duhet të ketë pasoja dhe ndëshkim. Nuk mund të lejojmë që ata të shpifin dhe të kalojnë pa ndëshkim.”









