-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Blushi: Futeni brenda pa humbur asnjë sekondë

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe arrestimin e saj.

Reagimi i Tedi Blushit

Në zbatim të Rregullores së Kuvendit, neneve 13 dhe 118, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, kërkoj mbledhjen sa më parë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për miratimin e kërkesës për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e Zv/Kryeministres, Belinda Balluku.

Miratimi i autorizimit të vendoset si pikë e parë e rendit të ditës të seancës plenare të datës 18 dhjetor.Vjedhja e taksave të shqiptarëve nuk mund të ketë më asnjë sekondë më shumë imunitet politik dhe Kuvendi nuk mund të shndërrohet kurrë në mburojë të korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të afërt të tij.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit