Pas humbjes së papritur ndaj Egnatias, Dinamo do të kërkojë rikthimin te fitorja të premten ndaj Vorës, në një ndeshje ku nuk mund të lejohen hapa fals. Mungesa e Qefalijës, për shkak të kartonëve të verdhë, është një pengesë për skuadrën, por pjesa tjetër është e plotë. Bernard Berisha, që pati impakt në fund të ndeshjes ndaj Egnatias, pritet të aktivizohet më shumë këtë herë.
Ndeshja do të luhet sërish në “Air Albania”, ku Dinamo ka luajtur disa herë këtë sezon. Përballë Vorës, ekipi i Dajës ka historik pozitiv, duke fituar 5 herë nga 7 përballje, dhe shpreson të vazhdojë serinë e fitoreve. Në ndeshjen e fundit të Superiores, Dinamo fitoi 0-2 dhe synon të përsërisë këtë rezultat.
Në total, Dinamo ka fituar 5 ndeshje, ndërsa Vora 2, me një golaverazh prej 11-3 për blutë.









