-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Rama është figurë kyçe në aferat tenderuese, kërkon dorëheqjen e tij pas arrestimit të Ballukut

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me përgjimet e zbardhura të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është e pandehur nga SPAK, ndërsa prokuroria ka kërkuar arrestimin e saj. Këlliçi ka theksuar se nga këto komunikime përmendet hapur emri i kryeministrit Edi Rama, i cili, sipas tij, është figura kyçe në vendimmarrjen për tenderat publikë.

“Prova përfundimtare!
Në përgjimet e të pandehurës Belinda Balluku, përmendet haptas emri i kryeministrit si përcaktuesi i vërtetë i tenderave.
Madje edhe ajo vetë, me gjuhë rruge dhe me pakënaqësi që ngjasojnë me ato të kodit të mafias, shprehet e pakënaqur që nuk dinte zhvillimin e aferave korruptive pa dijeninë e saj.
Kjo tregon se përveç Belinda Ballukut, ka edhe një aktor tjetër akoma më të fuqishëm në vendimmarrjen për hajdutërinë ndaj Shqiptarëve. Ai është Edi Rama.
Cfarë duhet të presim më shumë?!
Heqja e imunitetit të Belinda Ballukut dhe kufizimi i mundësisë së saj për të prishur provat duhet të jetë vetëm hapi i parë.
Pashmangshmërisht, kjo duhet të pasohet nga dorëheqja dhe hetimi i thelluar, i plotë i kryeministrit të vendit.
Edi Rama Meriton fatin e Erion Veliajt dhe Belinda Ballukut, jo vetëm si bashkëpunëtor i tyre, por si kryetar i organizatës dhe shef i tyre.
Ju takon qytetarëve shqiptarë të thonë fjalën e tyre, për ta dërguar më në fund këtë hajdut të rëndomtë aty ku meriton të shkojë.
Në koshin e plehrave të historisë.
Të hënën, me datë 22 Dhjetor, të gjithë përballë kryeministrit më të korruptuar të Europës”, u shpreh Këlliçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit