SPAK i kthen përgjigje Partisë Demokratike për kallëzimin ndaj deputetit Tërmet Peçi, nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendra gjatë kohës kur ishte kryebashkiak i Tepelenës. Adriana Kalaja depozitoi kallëzimin në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
“Kemi regjistruar procedim penal për Tërmet Procedimi për shkelje të barazisë në tendera. Në këtë çast aktet hetimore përbëjnë “sekret”. Tërmet Peçi nuk është pyetur në lidhje me rrethanat”, thuhet në përgjigjen e SPAK.










