Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në facebook ka publikuar një videokartolinë nga Samiti Bashkimi Europian- Ballkani Perëndimor, mbajtur ditën e djeshme në Bruksel.
Kreu i qeverisë shihet krah liderëve europianë, si edhe të rajonit, teksa shkëmbën shtrëndime duarsh e përqafime.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me këtë videokartolinë të ditës së djeshme të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të paqtë sot🙏”, shkruan Rama.









