Kampionati shqiptar ka dhuruar surpriza këtë javë. Elbasani është mundur nga Bylisi me rezultatin 3-2 në stadiumin “Adush Muça”. Ballshiotët gjetën avantazhin në minutën e 44-t, kur Mustapha zhbllokoi takimin nga penalltia. I njëjti lojtar dyfishoi shifrat në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa Loukili ngushtoi diferencat në minutën e 52-të.
Mustapha u bë sërish protagonist dy minuta më vonë, duke shënuar edhe të tretin për Bylisin. Tsague realizoi të dytin për Elbasanin në minutën e 69-të, ndërsa Bylis në fund mbeti me 10 lojtarë, pasi Camara u ndëshkua me të kuq. Bylis ngjitet në vendin e shtatë me 18 pikë, ndërsa Elbasani zbret i dyti me 32 pikë.
Tirana dhe Vllaznia barazuan 1-1 mes tyre. Dueli i javës së 17-të në Superiore, u vendos nga dy penallti. Vllaznia konfirmon momentin e vështirë dhe mbetet në vendin e katërt me 27 pikë. Tirana renditet e fundit me nëntë pikë, ndërsa ky është barazimi i dytë radhazi.









