Aktori turk i njohur, Kıvanç Tatlıtuğ, duket se po i rikthehet karrierës së tij, pas një periudhe pushimi.
Ai është parë në shoqërinë e shefit ekzekutiv dhe producentit të kompanisë Ay Yapım, duke konfirmuar se do të ketë projekte të reja së shpejti.
Në një bisedë me gazetarët, ai tha se është në gjendje të mirë dhe i lumtur, duke shtuar se po punon për projekte që do të sjellin së shpejti.
Tatlıtuğ falënderoi shtypin dhe uroi një Vit të Ri pa trazira për të gjithë.









