Gjatë protestës para Kryeministrisë, Adriatik Lapaj, lider i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama për vjedhje masive nga shqiptarët.
Ai ka ftuar qytetarët të bashkohen për të kërkuar dorëheqjen e tij, duke theksuar se Rama ka gënjyer dhe nuk ka mbajtur premtimet e dhëna.
“Ftoj qytetarët të bashkohen dhe që Rama të dorëhiqet. Premtimet që dha, Rama gënjeu dhe nuk i mbajti Është koha që brezi i ri të bashkohet. Është koha e së mirës kundër së keqes. Nuk trembem nga procedimet penale.”, tha Lapaj.









