Policia Rrugore e Kukësit ka lëshuar një apel për të gjithë qytetarët që udhëtojnë në segmentin Tuneli i Kalimashit-Morinë, duke i kërkuar të lëvizin me kujdes për shkak të mjegullës që ka ulur shikueshmërinë.
Në një njoftim zyrtar, shërbimet e policisë i kanë bërë thirrje shoferëve që të respektojnë normat e shpejtësisë dhe të zbatojnë udhëzimet e punonjësve të policisë për të shmangur aksidentet.
“Shikueshmëria është e reduktuar, prandaj apeloni që të ulni shpejtësinë dhe të tregoni kujdes të shtuar”, theksohet në njoftim, duke shtuar se Policia Rrugore dhe shërbimet e sigurisë rrugore janë në terren për të monitoruar qarkullimin dhe për të asistuar drejtuesit e automjeteve.









